Hendboll/Tifozët e Zvezdës dje para ndjeshjes Serbi-Kosovë me këngë fyese (VIDEO)

Tifozët e Crvena Zvezdës kanë paralajmëruar shkuarjen në ndeshjen e sotme të hendbollit të përfaqësueseve U20 mes Serbisë dhe Kosovës edhe pse organet përgjegjëse për shkaqe sigurie kanë ndaluar praninë e tyre. Zyrtarë të Federatës së Hendbollit të Kosovës kanë thënë për Kohën Ditore se para hotelit janë tre kordonë dhe një numër i madh i policisë që po ruan përfaqësuesen e hendbollistëve të reja të Kosovës.Mediat serbe kanë raportuar se tifozët “Delije” të Zvezdës kanë kënduar këngë para kampit të henbollisteve kosovare, por Federata ka thënë se këngët “Kosova është e jona” nuk janë dëgjuar në këtë kamp dhe sipas saj, tifozët kanë qenë shumë larg qendrës.Në “Kovilovo” do të vendoset policia që të mos lejojë hyrjen e tifozëve të Crvena Zvedës, “Delije”. Hendbollistet do të takohen në orën 16:00 në qendrën sportive “Kovilovo” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, përgatiti Koha. /ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *