DEA-FBI do të hetojë paratë e pista të ‘kokave’ të politikēs shqiptare?!

Paratë e pista të pastruara në bankat e huaja nga politikanët, gjyqtarët, prokurorët, zyrtarët e lartë të policisë dhe të shtetit shqiptar do të gjurmohen nga ana e DEA-s dhe e FBI-së amerikane.Bëhet fjalë për paratë që kanë pastruar dhe depozituar në bankën e Qipros, Maltës dhe zonat e tjera off-shore. Këtu rrezikojnë ish kryeministri Sali Berisha, bashkë me vajzën Argitë dhe djalin Shkelzen.Rrezikon Presidenti Ilir Meta bashkë me bashkëshorten Monika, por dhe ish ministrat e PD Genc Pollo e Ritvan Bode që kanë pastruar dhe depozituar para në Qipro.Rrezikojnë njëherësh dhe ish kryeministra dhe ish ministra të PS, të LSI e PD. Madje dhe ndonjë ish kryeministër e ish ministër që mbahet në Shqipëri si etalon i ndërshmërisë dhe prezantohet si njeri i përkorë, pavarësisht parasë së madhe madhe që ka marrë përmes skrapit, fabrikës së tullave apo elementëve të tjerë me përmbajtje gëzhojash dhe metalike të shitura në Mal të Zi.Të gjitha paratë e këtyre politikanëve do të gjurmohen në Qipro dhe kudo ku janë pastruar dhe fshehur. Ky fakt ka dalë nga takimi që Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm shqiptar ka zhvilluar në SHBA me numrin dy të DEA-as amerikane të antidrogës në SHBA.Në ditën e dytë të vizitës në Uashington, ministri i Brendshëm, zhvilloi një takim me zëvendësdrejtorin e DEA (Agjencia për luftën kundër drogës), Anthony Williams dhe ekipin e tij të Drejtorisë Operacionale.Pasi ka evidentuar suksesin e policisë, organeve ligjzbatuese shqiptare dhe vullnetin e qeverisë në luftën kundër trafikut të drogës, Xhafaj ka kërkuar bashkëpunim me DEA-në për një sërë çështjesh.Ministri i Brendshëm pasi falënderoi DEA-n për bashkëpunimin, kërkoi një intensifikim të këtij bashkëpunimi në të ardhmen që duhet të fokusohet në shkëmbimin më të shpejtë të informacionit, ndërmjet Policisë shqiptare dhe Zyrës Rajonale të DEA-s, në Athinë.Xhafaj kërkoi të rritet kapaciteti i kësaj zyre, duke patur një oficer të dedikuar për Shqipërinë, apo përmes intensifikimit të takimeve e operacioneve të përbashkëta, mes Policisë shqiptare dhe Zyrës Rajonale të DEA-s në Greqi.Më tej, drejtuesve të Agjencisë amerikane iu paraqit një përmbledhje e punës së bërë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, identifikimit dhe analizës së grupeve kriminale në fushën e trafikut të drogës, hetimeve ndaj veprimtarisë dhe aseteve të tyre kriminale.Zëvendësdrejtori i DEA-s dhe drejtori i Operacioneve, Williams vlerësoi maksimalisht angazhimin e qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme shqiptare në luftën ndaj kultivimit e trafikimit të drogës, ka shtuar se “jemi të gatshëm të rrisim më tej bashkëpunimin mes agjencisë sonë dhe agjencive ligj-zbatuese në Shqipëri”.Ai gjithashtu përgëzoi policinë shqiptare për rezultatet mbresëlënëse të këtij viti lidhur me sekuestrimin e kokainës dhe heroinës në territorin shqiptar, duke i konsideruar ato një sukses të merituar të organeve ligj-zbatuese shqiptare.Williams theksoi se “serioziteti i qeverisë e juaji personalisht si ministër i Brendshëm në luftën kundër drogës dhe rezultatet e arritura, janë shumë të vlerësuara prej nesh”.Përfaqësues të DEA-s në nivel drejtues operacional, u shprehën të gatshëm për të gjetur mënyrat e duhura për një bashkëpunim më të efektshëm e të shpejtë në këtë nivel, sa u përket hetimeve të përbashkëta të trafikut të drogës dhe aseteve kriminale të përftuara nga ky aktivitet, mbështetjen me teknika të zhvilluara për ndjekjen dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale në këtë fushë.Njëherësh u diskutua lidhur me mbështetjen që DEA mund të ofrojë për identifikimin e rrugëve të pastrimit të parave jashtë territorit të Shqipërisë dhe sigurimin e provave, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit për të zhvilluar hetime rreth transaksioneve financiare të këtyre grupeve kriminale, apo të personave zyrtarë të lidhur me ta.Pikërisht këtu fillon rreziku për këtë klikë të neveritshme të hajdutëve të politikës shqiptare, që nuk kanë lënë maskarallëk pa bërë në kurriz të qytetarëve.Mësohet se pritet të krijohet dhe një task forcë e përbashkët me organet ligjzbatuese shqiptare dhe DEA-s dhe FBI-së. Që do t’ua bëjë jetën “malore” këtyre plehrave./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *