A ishte Demarkacioni kushti i fundit për liberalizimin e vizave?

Me ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Kosovës i hapet mundësia e perspektivës evropiane, duke nisur me procesin e liberalizimit të vizave, thonë analistët politikë në Prishtinë.

Sipas tyre, përmbyllja e Demarkacionit me Malin e Zi, paraqet një zhvillim të rëndësishëm për Kosovën. Analisti, Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për radion Evropa e Lirë:
“E mira e gjithë këtij procesi është që gradualisht Kosova po i përcakton kufijtë e saj shtetëror. Kjo është ndoshta pjesa më e rëndësishme e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, për shkak se liberalizimi i vizave është proces i cili mund të ndodhë dhe mund të hiqet pastaj. Është e drejt e BE-së që t’u jap ose jo vendeve liberalizimin e vizave, nëse kjo mundësi pra keqpërdoret edhe mund të humb si e drejtë”, tha Krasniqi.
Ndërkaq, Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, thotë se Kosova është vonuar shumë me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Sipas tij, tani mekanizmat institucionalë duhet të angazhohen maksimalisht, në mënyrë që të mos ketë zvarritje të reja në procesin e liberalizmit të vizave. Por a është Demarkacioni i vetmi problem që ndalonte liberalizimin e vizave?
“Ne kemi nivel shumë të lartë të korrupsionit. Ne kemi një sistem të gjyqësisë dhe prokurorive të cilat nuk kanë një pavarësi të duhur për të funksionuar. Qytetarët e Kosovës nuk kanë qasje në drejtësi, ashtu siç mund të kenë një pjesë e qytetarëve të Bashkimit Evropian, apo siç kanë shtetet demokratike, që e kanë një demokraci funksionale”, tha Zogaj.

Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, përqendrimi ndër vite vetëm në temën e Demarkacionit, ka bllokuar edhe shumë procese e çështje të rëndësishme për vendin dhe fatin europerëndimor të Kosovës…/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *