Zgjerohet skandali i dopingut në peshëngritje, del pozitive edhe Evangjeli Veli

Tani më mirë ta quajmë sporti i “Dopingut”, sepse për peshëngritje nuk kemi më fytyrë të flasim. Skandali i radhës në sportin e hekurave lidhet me Evangjeli Velin, e cila, ashtu si Romela Begaj, ka dalë pozitive në kontrollet anti-doping.
Një tjetër skandal, që shton përmasat e asaj çfarë ka ndodhur më parë me peshëngritjen shqiptare. Evangjeli Veli do të përfaqësonte Shqipërinë në Europianin e Rumanisë, që do të mbahet më 26 mars, por edhe ajo ka rezultuar pozitive.
Ndryshe nga rasti i Begajt, kontrollet anti-doping për Evangjeli Velin janë bërë në në vendin tonë, në grumbullimin e peshngritësve që po përgatiten për në Europianin e Bukureshtit .
Nga sa mësohet, sportistja ka marrë një substancë të ndaluar, pasi kishte një ftohje. Për momentin, Veli është e pezulluar dhe pritet që t’i hiqet edhe bursa olimpike, që iu akordua pak ditë më parë nga Komiteti Olimpik./ZgjohuShqiptar.info