Rritet numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë, kryesojnë…

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në dymujorin e parë të vitit 2018 është rritur me 18.0 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017, duke shënuar shifrën e 422.869 personave.
Shifrat raportohen nga Instituti i Statistikave, në botimin e sotëm mbi “Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri” shkurt 2018.
Sipas INSTAT, në Shkurt 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe me 19.2 %, e ndjekur nga Zvicra me 9.8%, Anglia 9% e më pas nga shtetet Greqi, Itali etj.
Raporti evidenton se edhe për periudhën dymujore (janar-shkurt 2018), ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia kryeson fluksin më të madh të vizitorëve me një rritje prej 23.3 % .
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në muajin Shkurt 2018, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 80.3 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 15.7% dhe detare zënë 4.0 %./ZgjohuShqiptar.info