Parkimi pa pagesë nëpër lagje, rezidentët duhet të pajisen me kartën e re në Tiranë

Të gjithë banorët që jetojnë në një prej 4 zonave administrative ku aplikohet parkimi pa pagesë duhet të pajisen me Pullën e Rezidentit. Tirana Parking ka njoftuar në faqen e saj zyrtare në internet të gjithë ata banorë që jetojnë në një prej këtyre zonave dhe nëse kanë një automjet, që të paraqiten në zyrat e saja për tu pajisur falas me Pullën e Rezidentit, çka do i mundësojë atyre parkim pa pagesë. Gjithashtu Tirana Parking bënë të ditur se vërtetimet e marra për rezident në vitin 2017, nuk janë më të vlefshme dhe se edhe këta qytetarë duhet të pajisen me Pulën e re të Rezidentit. Ndërkohë që për të shmangur çdo lloj abuzimi me Kartën e Rezidentit, kjo agjenci ka rritur edhe më tej elementët e sigurisë.Kartat e Rezidentit do të ofrohen për afatin kohor 12 mujor nëpërmjet një pulle identifikuese, e cila është “e personalizuar” dhe do të duhet të vendoset brenda xhamit, në pjesën e përparme të automjetit, “lehtësisht e dukshme” ku shënohet targa e automjetit, afati i vlefshmërisë, numri serial, si dhe numri i zonës.Gjithashtu, vendet të cilat janë të përcaktuara për rezidentët nuk janë të personalizuara, që do të thotë se në këto hapësira kanë të drejtë të parkojnë të gjithë banorët që janë rezidentë të asaj zone. Kjo kartë do mund të përfitohet nga qytetarët rezidentë, vetëm pasi të jenë dorëzuar dokumentet që vërtetojnë se qytetari është rezident në një zonë të caktuar, përkatësisht:1. Certifikatë Familjare.2. Vërtetim Banimi.3. Kopje e certifikatës së pronësisë ose kontratës së qirasë /huapërdorjes.4. Certifikatë për vërtetim pronësie e makinës ose autorizim për përdorim automjeti.5. Leje qarkullimi e automjetit që do të pajiset me kartë rezidenti6. Fotokopje e taksave vjetore të makinës.7. Fotokopje e faturës së UKT-së ose OSHE-së.Ndërkohë që zonat ku aplikohet projekti i kartës së rezidentit janë:Zona 1.Me kufij: Vija kufizuese e qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Perëndimore, bulevardi “ZOG 1” në anën Lindore dhe kordoni hyrës me rrugët “Lazi Miho”, “Konferenca e Pezës” duke vazhduar përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” në anën jugore, deri në ndërprerjen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.Zona 2.Me kufij: Zonën përgjatë bulevardit “ZOG 1” në pjesën perëndimore, vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Lindore dhe zgjatimin e bulevardit “Zhanë D’Ark” deri në vijën kufizuese në anën Jugore.Zona 3.Me kufij: Segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në anën perëndimore, bulevardi “Bajram Curri” dhe përgjatë lumit të Lanës, deri në vijën kufizuese në anën veriore dhe vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën Jug/Lindore.Zona 4.Me kufij: Kordonin hyrës përgjatë rrugës “Konferenca e Pezës” në anën veriore, bulevardin vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në anën lindore, zonën përgjatë segmentit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në pjesën Lindore dhe vijën kufizuese të Tiranës në pjesën jugore të saj/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *