Kryeministri i Spanjës: Kosova ta harrojë, nuk mund të pranohet në BE

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ka thënë se nuk duhet të shqyrtohet pranimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, raporton KTV-ja.
Shefi i qeverisë spanjolle, ka thënë se do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes për Ballkanin, vetëm ditën e parë për të shmangur prezencën e tij në kohën kur aty do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Kemi një problem serioz. Jemi paksa të befasuar që disa flasin për pranim në BE, çështje kjo që do të trajtohet në qershor të disa vendeve që nuk njihen nga disa shtete të BE-së, një prej të cilave është Spanja”, ka thënë Rajoy duke iu referuar Kosovës, pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Ai nuk ka shpjeguar se në çfarë formati do të prezantohet Spanja më 17 maj, kur aty do të jetë edhe Thaçi. Por, megjithatë, sipas tij Spanja angazhohet për stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor./ZgjohuShqiptar.info