Shqiptarët “rekordmenë” si azilkërkues në Francë

Media franceze Express ofron shifra të frikshme për azilkërkuesit shqiptarë në Francë për vitin 2017. Kjo media thekson se në vitin 2017 në Francë kërkuan azil gjithsejt 91070 persona, ndërsa në vitin 2016 vetëm 76790 persona, pra një rritje prej rreth 23%. Njëlloj si në vitin 2016 edhe në vitin 2017 shqiptarët (e Republikës së Shqipërisë) zënë vendin e parë si azilkërkues në Francë. Nëse shqiptarëve të Shqipërisë u shtojmë edhe azilkërkues shqiptarë nga Republika e Kosovës, FYROM-i apo nga Kosova Lindore, atëhere shifra bëhet realisht e frikshme për kombin shqiptar.
Në vitin 2017 në Francë kërkuan azil 11395 shqiptarë (të Shqipërisë), duke zënë vendin e parë si azilkërkues, ndërsa në vendin e dytë janë afganët me 6555 persona (gjysma e numrit të shqiptarëve) dhe në të tretin haitianët me 5565 kërkesa. Të bie në sy fakti, që ne shqiptarët shtetas të një vendi anëtar të NATO-s, të një vendi aspirant për në BE dhe të udhëhequr për gati 5 vjet nga një qeveri “rilindase” ia kalojmë për azilkërkues në Francë afganëve, që nga viti 1979 janë thuajse në luftë të vazhdueshme me problem të pafund të terrorizmit, si edhe lëmë në vend të tretë haitianët me 40 vjet diktaturë të tmerrshme të dy brezave të Dyvaljesë, me tërmet katastrofik me disa mijëra viktima etj.
Normalisht lind pyetja se cfarë tërmeti katastrofik e goditi Shqipërinë pas vitit 2013, që i detyroi shqiptarët të shkojnë në eksod thuajse njëlloj si në vitin 1991, pas falimentimit total të komunizmit të Hoxhë-Alisë?!?!?!? Sipas gazetës italiane “La Repubblica” të 9 gushtit 1991 anija Vlora në gusht të vitit 1991 mbërriti në Bari me 11 000 refugjatë shqiptarë në bord. Pas 26 vitesh kemi përsëri 11 000 azilkërkues vetëm në Francë në një vit! Qeveria e “Rilindjes” nuk është larg rekordeve të zeza të qeverisë së “Tao-Taos” së mjerë Adil Carcani!/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *