Rama në Turqi: “Air Albania” në fazën e fundit të saj

Kryeministri Edi Rama vijon axhendën e tij në Turqi. Pas takimit me presidentin turk Erdogan, ai ka kryer një vizitë në zyrën e Shefit Ekzekutiv të TurkishAirlines, nga ku Rama jep lajmin e mirë për vendin tonë.Në rrjetin social Twitter kryeministri ka shkruar se midis tij dhe Shefit Ekzekutiv të TurkishAirlines është diskutuar mbi fazën e fundit të projektit të linjës ajrore “AirAlbania”.“Në zyrën e Shefit Ekzekutiv të TurkishAirlines, për të diskutuar mbi fazën e fundit të projektit të linjës sonë ajrore Air ALBANIA,e cila po programohet me asistencën teknike të kolosit ajror turk dhe do të asistohet në të gjitha nivelet operacionale prej tij. Së shpejti!”/ZgjohuShqiptar.info