Pse shqetësohet ambasada ruse se Shqipëria reagon si gjithë Evropa për helmimin…?!

Ambasada e Federates Ruse ka publikuar sot, ne faqen e saj Facebook, nje reagim ndaj nje deklarate te MEPJ të Shqipërisë lidhur me sulmin ndaj nje civili me agjente kimike ne Salisburi, ne Britanine e Madhe.
Me qesendi, Ambasada rreket te ironizoje per gjoja faktet qe mund te kete pala shqiptare per ngjarjen ne Salisburi.
Ambasada e Rusise eshte e lire te publikoje cfare te doje ne Shqiperi ku respektohet me ligj dhe ne realitet mendimi ndryshe.
Por, me sa duket Ambasada do te kete ngaterruar letrat e telegramet e veta, padyshim e hutuar nga jehona e gjere nderkombetare dhe denimi mbareboteror i nje akti te papranueshem te perdorimi kunder civileve ne Britanine e Madhe, i nje agjenti kimik, i njohur si i prodhuar nga Rusia.
Nese Ambasada ruse ka qene ne gjendje ta lexoje e perktheje siç duhet deklaraten, Shqiperia nuk e ka akuzuar Rusine dhe nuk pretendon te kete fakte te tjera pervec atyre qe jane bere tashme te njohura nga autoritetet me te larta te Britanise se Madhe, viktima e sulmit.
Me se fundmi, permes nje opinioni editorial, Ambasada e Britanise se Madhe në Tiranë, ne menyre te drejperdrejte akuzon Rusinë për aktin, ne vazhden e veprimeve te ngjashme, te paligjshme, të dënueshme e të papranueshme, e që listohen aty./ZgjohuShqiptar.info