“Presheva është e Kosovës”, Veseli: Ndryshimi i kufijve do të thotë luftë!

“Nuk do të ketë ndryshime në kufij, por unë do të doja që Presheva dhe Medvegja të ishin të Kosovës”, kështu ka thënë kreu o Kuvendit Kadri Veseli.Veseli, argumenton se “nuk ka asnjë mundësi për të ndryshuar kufijtë në rajon”, duke u shprehur se: “shteti ynë nuk ka asgjë për t’i dhënë Serbisë”.“Askush më shumë se unë nuk do të donte që Presheva dhe Medvegja të bashkohen me Kosovën. Ne me kënaqësi do të pranojë një marrëveshje dypalëshe në qoftë se Serbia e pranon diçka, por ne nuk kemi asgjë për të dhënë,” ka thënë ai për televizionin T7.Veseli, i cili gjithashtu është tha se “hapja e çështjeve kufitare në Ballkan do të thotë gjithmonë luftë.”“Kjo është ajo që unë dua të ju them dhe unë do të jem i drejtpërdrejtë; nuk ka, dhe nuk ka mundësi për ndryshim të kufijve”, ka thënë Veseli.Megjithatë, sipas tij Prishtina: “është e hapur për mundësinë që të ashtuquajturën Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e territorit të Kosovës”.“Ne jemi të hapur për mundësi për t’u bashkuar me atë pjesë të Kosovës. Është normale se ne jemi të interesuar në atë që kjo pjesë të bëhet pjesë e Republikës së Kosovës. Konflikti nuk ekziston më. Tani jemi në fazën e dialogut”, ka thënë Veseli./ZgjohuShqiptar.info