Përplasja e ashpër, Gjuriç i përgjigjet Veselit: Ti je shtetas serb! Harroje Kosovën shtet!

Marko Gjuriç tha të enjten se Kosova kurrë nuk do të jetë një shtet, dhe Presheva kurrë nuk do të jetë pjesë e saj, shkruan Tirana Today. Kreu i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. “Kadri Veseli nuk do të gëzohet sepse Kosova nuk do të jetë asnjëherë shtet. As Presheva, Medvegja apo Nishi kurrë nuk do të jenë pjesë e të ashtuquajturës “Republika e Kosovës”, por Prishtina është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë, dhe ai do të jetë shtetas serb”, tha Gjuriç në një deklaratë.Mediat me qendër në Kosovë bënë të ditur deklaratën e Veselit i cili ka folur për herë  të parë në lidhje me shkëmbimin e territorit me Serbinë.Ai tha se Prishtina është e gatshme të merë Preshevën dhe Medvegjen si dhe qytetet në Serbinë qendrore pranë vijës administrative me Kosovën, që kanë bashkësi etnike shqiptare, por që Prishtina nuk ka asgjë për t’i ofruar Beogradit.“Nuk do të doja asgjë, veçse Presheva dhe Medvegja t’i bashkoheshin Kosovës, por do të jetë një marrëveshje dypalëshe dhe nëse Serbia e pranon, por nuk kemi asgjë për të dhënë. Kjo është ajo që dua të them, dhe unë jam i drejtpërdrejtë, nuk ka asnjë mundësi për të ndryshuar kufijtë”, tha Veseli.Në reagimin e tij, Djuric tha se Veseli ishte “i lirë të dëshirojë edhe Neverlandin për t’u bërë pjesë e Kosovës së vetëshpallur”, por që një dëshirë e tillë nuk do të ishte realiste “, ashtu si ëndrrat e tij për Preshevën, Medvegjën, Nishi, ose të ashtuquajturën Shqipëria e Madhe”./ZgjohuShqiptar.info