Çun Lajçi: Vlla Ramush M’thuej Ku mbet gjithë ajo Madhështi?

Vlla RamushM’thuejKu mbet gjithë ajo Madhështi?Tri herë t’erdha n’zyrë e tri herë s’me lë me folë:
– nuk do të RATIFIKOHET, sepse nuk i kan votat dhe nuk do ti kenë kurrë sa t’jetë AAK
– Çakorr e Kullë kurrë s’do t’lëvizin!
– flij rehat o artist m’the!
Por artisti ( i pavlerë për Pushtetin ) sot e dëgjoi nga Ju edhe kët deklaratë:
– Po,
– sigurisht se do ta Ratifikojmë
– jemi tue e lut listën serbe për vota,
– LDK asht komplet PRO
Lum vllau
Ne nuk t’kemi çua aty me i lut Serbët as me i bind.
Leri ata ta hajnë kokën e vet, po ruaje mos ta hanë Zveçanin deri n’Rashkë, se hatri s’me mbetet në Ty aq sa nê Naser Rugovën ( fisin e rrajën e Ibrës) që zemër e Çakorr e LDK ia fali Malit Zi.
Dhe merre këshillën që mua ma la Azem Shkreli, buzeqeshju shqiptarit kur të shanë se vetëm ashtu e vret, e mos u merr me Avdullahun, se atij i intereson rrushi e jo Çakorri!
Po m’thuej
Ku mbet gjithë ajo MADHËSHTI që e pate për ushtarin, e popullin e okupuem e mua artistin “pa vlerë!”
Dhe më vjen keq që me duhet ta them:
-Kosova gjithmonë asht krenua me Rininë, por me keqardhje e them se deshpërimi po me vjen edhe nga kjo Rini që kërkon m’e coptua Kosovën e copa copa me falë për nji pasaportë pa VIZA.
Mos iu qoftë hallall kurrë atyne që e binden kaq gabimisht pjesën ma vitale të kombit tim!/ZgjohuShqiptar.info