B92: Serbia ka marrë ultimatum për njohjen e Kosovës

Kanë krijuar jo pak pështjellim raportimet e mediave se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka “marrë një ofertë ” nga diplomatët në Berlin, Paris, Londër dhe Uashington për të njohur Kosovën në shkëmbim të Asosacionit të Komunave Serbe. B92 thotë se kjo “iu konfirmua Vuçiç” edhe gjatë takimeve të fundit në New York.Ministrja e Serbisë për integrimet në BE, Jadranka Joksimoviç nuk e mohoi një gjë të tillë, por tha se më e rëndësishme është se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në takimet me diplomatët perëndimorë ka demonstruar një politikë të përgjegjshme.Ndërkohë, një tjetër anëtar i partisë qeverisëse, Milovan Drecun, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Asamblesë Kombëtare Serbe për Kosovën dhe Metohinë, foli gjithashtu për median, duke thënë se Perëndimi “nuk dëshiron të hapë çështjen e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, sepse për ta ky proces është i përfunduar”I pyetur se “çfarë mund të ndodhte nëse Serbia nuk e pranonte ultimatumin e Perëndimit”, Drecun nuk e përjashtoi mundësinë e “izolimit”. “Serbia vazhdon me politikën e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, për të mos i hapur dyert e pranimit në OKB. Vuçiç po kërkon mbështetje për një politikë të tillë dhe këmbëngul se rruga e Serbisë nuk mund të pengohet nga sjellja e njëanshme e Prishtinës”-përfundoi Drecun./ZgjohuShqiptar.infohttps://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2018&mm=03&dd=22&nav_id=1…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *