Malazezët fituan 8200 hektarë, Thaçi disa miliona e Haradinaj disa ditë në pushtet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi përmes një postimi në Facebook ka thënë se malazezët sot kanë fituar 8200 hektarë, Thaçi disa miliona e Qeveria Haradinaj disa ditë në pushtet.

Këto komente ai i ka bërë për shkak të ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.“Me ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi sot malazezët fituan 8200 hektarë të bjeshkëve tona të bukura. Thaçi i fitoi edhe disa miliona më shumë, kurse Qeveria Haradinaj edhe ndonjë ditë më shumë në pushtet. Këta janë fituesit e 21 marsit. Kurse humbësi kujdestar mbetet Kosova”, ka shkruar Selimi në Facebook.Selimi: Malazezët fituan 8200 hektarë, Thaçi disa miliona e Haradinaj disa ditë në pushtetAi më tutje ka thënë se sot deputetët u bënë hisedarë në tradhtinë që Hashim Thaçi i bëri Kosovës dhe shqiptarëve.“Po ju o deputetë të mjerë që votuat qorras, çka fituat? Ndoshta dikush ndonjë copë nga Thaçi e të tjerët asgjë më shumë përveç se u bëtë hisedarë në tradhëtinë që i bëri Thaçi Kosovës dhe shqiptarëve”, thotë ai.Selimi shton se fitues është edhe Vuçiqi, të cilit i hapen dyert për jetësimin e Zajednicës në Kosovë.“Nuk mbeti pa fituar as Vuçiqi, të cilit tash po i hapen shanset për jetësimin e Zajednicës në Kosovë. Në ditët në vijim pason hapi i radhës në takimin Vuçiq – Thaçi”, ka shkruar Selimi./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *