Ambasadori gjerman shuan shpresat e kosovarëve për liberalizimin e vizave

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka uruar përfaqësuesit institucional të Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, por tha se sa i përket liberalizimit të vizave ka ende punë për t’u bërë.Sipas “Zeri.Info”, këto komente Heldt i bëri me rastin e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeverisë së Gjermanisë, me ç’rast është lansuar “Agrodritarja”, që ka për synim mbështetjen e sektorit të agrobiznesit.“ … Sa i përket liberalizimit të vizave ka ende punë për t’u bërë. Por, kemi bërë hapa të mëdhenj përpara në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha ai.Sipas tij, bujqësia, është njëra prej fushave më premtuese dhe për të hyrë veçanërisht në këtë instrument në këtë fazë tregon se ne duam ta integrojmë Kosovën, posaçërisht në fushën e bujqësisë, për të vazhduar përpara jo vetëm në promovimin e mundësive për prodhim këtu por edhe në nivelin regjional dhe Evropian. Kjo është pra ajo me të cilën KFË, banka jonë për rindërtim dhe filozofinë e saj kanë të bëjnë.

Sipas Ambasadorit, rindërtimi nuk është diçka që bëhet vetëm në sektorin financiar, por ndihma për shoqëritë pas ngjarjeve të tmerrshme të luftës, luan rol në të gjitha aspektet jetësore…/ZgjohuShqiptar.info