Zbulohet skema/ Si po tentojnë pushtetarët për të shpëtuar pasuritë korruptive?

Gjyqtarë, prokurorë dhe pushtetarë të ndryshëm shumë shpejt do të duhet të përballen me sistemin e drejtësisë. Të premten u dhanë sinjalet e para se SHBA dhe mazhoranca po përgatiten për një aksion të madh në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa mësohet se për mjaft emra tashmë dosjet janë gati.Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika ishte i pari, ndërsa shumë të tjerë do e pasojnë, përfshirë dhe gjyqtarë dhe prokurorë. Gazeta në një cikël shkrimesh ka publikuar detaje nga hetimet që po bëhen në bashkëpunim me SHBA-BE për të zbuluar pasuritë e fshehura nga pushtetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.Një rol vendimtar në këtë proces ka Drejtoria e Pastrimit të Parave, pasi përmes saj prokuroria, ndërkombëtarët dhe njësia Task Forcë “Forca e Ligjit”, po identifikojnë transfertat bankare të dyshimta dhe emrat që kanë pasuri të pajustifikuar. Por në kuadër të informacioneve që janë grumbulluar në bashkëpunim me agjencitë partnere, është zbuluar se shumë emra kanë bërë shpenzime marramendëse jashtë vendit.Gjyqtarë, prokurorë, por dhe politikanë dhe zyrtarë kanë investuar qindra mijëra euro në bizhuteri floriri dhe diamanti. Ky fenomen është rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit, periudhë që korrespondon me miratimin e vetingut dhe reformës në drejtësi.DPPPP dyshon se këta individë po tentojnë që të fshehin pasuritë e tyre, por dhe të ulin rrezikun e sekuestrimit të tyre. Nëse ata mbajnë para CASH, llogari bankare apo pasuri të patundshme ato mund të sekuestrohen nëse zbulohen skandalet që kanë bërë. Për këtë arsye, shumë individë kanë investuar në bizhuteri floriri e diamanti, për dy arsye: e para ato është shumë e lehtë të fshihen dhe dyta sepse nuk e humbasin vlerën.Blerjet janë bërë në përgjithësi jashtë vendit dhe një pjesë e orëve, byzylykëve, varëseve apo unazave janë fshehur nëpër kasaforta në shtete të ndryshme të BE, ndërsa ka dhe nga ata që i kanë sjellë në Shqipëri, por që nuk i kanë deklaruar. Një burim i rëndësishëm i tha gazetës se për shumë emra janë zbuluar dyqanet ku janë bërë blerjet dhe të gjitha po verifikohen.Paratë e krimit dhe korrupsionit jashtë venditNë faqen e saj në internet, Drejtoria e Pastrimit të Parave ka bërë me dije se përgjatë kohëve të fundit janë bllokuar 28.772.733 euro, ndërsa u sekuestruan 8 milionë prej tyre. Sipas DPPPP, pjesa më e madhe e parave të pista dalin jashtë vendit.Gjatë vitit 2016 ka pasur 619 raportime nga banka të nivelit të dytë të cilat kanë raportuar për shuma të mëdha parash. Më pas vijnë shoqëritë e transfertave. Prej tyre ka pasur 209 denoncime.Edhe në këtë rast ka pasur transferta jashtë vendit. Një tjetër teknikë që përdoret për pastrimin e parave është nxjerrja e tyre në mënyrë tokësore. Vetë Doganat kanë denoncuar 47 raste, ku individë të caktuar kanë kaluar me para të shumta më vete.Por teknika tjetër më efikase është investimi i parave në pasuri të patundshme. Vetë Hipoteka ka evidentuar gjatë vitit 2016 plot 134 raste të dyshimta. Por sipas raportit të siguruar nga gazeta, ata që kanë rolin më të madh në pastrimin e parave janë noterët.Ata kanë denoncuar plot 205 raste, kur individë të caktuar kanë nënshkruar akte noteriale, dhurimi, kalimi pronësie apo llogari bankare me vlera shumë të mëdha. Mirëpo në dokument deklarohet se ka dhe mjaft raste të tjera që noterët nuk raportojnë pranë DPPPP. Brenda 1 viti janë shënuar 1.300 raste të dyshimta të pastrimit të parave./Sot/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button