Tomislav Nikolic: Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës !

Beogradi nuk do të mund dot ta mbaj me zor as Luginën e Preshevës as me ushtri e as me xhandermeri, aqsa mundi ta mabnete Koovën para 15 vitesh..” ka deklaruar sot për agjrncine e lajmeve “Presheva jonë”  Tomislva Nikolic
Tomislav Nikolic e njeh mirë edhe Luginën e Preshevës sepse , siq tha ai paska ngrënë bukë të shqiptarëve plotë 12 muaj,  meqë kishte kryer shërbimin ushtarak në keto rajone.  “Nuk mund të flasësh keq apo akuzosh një popull pa e njohur mirë, pa ja ngrënë bukën, Unë kam ngrënë bukë të shqiptarve plote 12 muaj dhe jam mahnitur me traditën  kulturën, sidomos bujarinë dhe mikrpitjen e tyre ndaj të huajve që rrallë e hiq nuk mund ta gjejsh jo vetëm tek popujt në ballkan, por as në botë…Une di cdo gropë të rrugëve të Preshevës e di edhe sot 
Tomislav Nikolic, thotë në fund se situatën politike dhe historike në Luginën e Preshevës e njeh më mirë se ai Tomislav Nikolici tjetër në Beograd. “Unë kam dëgjuar e kam lexuar për shqipatrët e Luginës që kur ajo ishte pjesë e Kosovës pas largimit të fashizmit nga viset tona e deri tek largimi i lapidarit të UCPMB-së në Preshevë. Lugina e Preshevës i takon Kosovës sikur Veriu i Kosovës që gradualisht po rrëshqet kah Serbia dhe krejt normale kjo eshte një popull ti s’mund ta mbash lidhur apo me zor me jetuar, nuk mund ta mbash  me zor me të dashtë, kur nuk  të don. Edhe Luginën e Preshevës  Serbia me zor nuk do të mund ta mbajë, sikur Kosovën a mundi ta mbante as me ushtri, as me pushke e as me tanke..”
niklic1Tomislav Nikolic, perspektivën e ballkanit e shef kah Evropa nëse jo sot, sigurisht një të afërme jo të largët , do të jemi gjitha bashkarisht atje, në familjen e madhe evropiane. Dhe unë tash nuk u kuptoj këta serbët emi, personlaitet në Beograd pse i bënë  zi e më zi, bënë  krime, masakra në Kosovë, ato maskarallëce që nuk lahen as sikur të kërkonin falje njëqind herë…Afër 300 mijë viktima nga Zlatbori deri në Recak Miloshevici, Shesheli dhe grupet tjera krimianle e mafioze serbe me ne kyre me Arkanin.. Kot kerkon falje kur ata fëmijë gra e burra nuk ngrien  më nga varri as këtyre tjerëve të gjallëve nuk mud t ja zbutesh zemrën e  shkrumuar pa bijtë e  bijat e tyre. Prandaj ata që bëjnë zollum në këtë tok vec Zoti i madh mund t’i dal hakut, ja sot ku ka mbetur Serbia e cila dje me në krye me kasapin e ballkanit Milloshevic pretedonte Serbinë e Madhe e tash nuk po mbetet as ajo e vogla. Pas Kosovës, tash Vojovdina dhe Sanxhaku herdokurdo do t’i ndahen dhe do të mbetet vetëm Pashallëku i Beogradit…”
Nikolic : Vojvodina është në rrugën e mbarë të Kosovës. Vojvdina së shpejti do të jetë Republikë
Meqë bashkëbiseduesi ynë vjen nga Serbia, por me origjinë nga Vojvodina e  pyetëm atë se cafrë po zihet së fundit me Vovodinën në Serbi ?  Nikolic,  ne vazhdim na korrigjoi duke na thënë se “zoti gazetar Vjovodnia ka qenë krahinëautonome e Jugosllavi dhe jo e Serbisë dhe se unë nuk jam nga Serbia, por nga Vojvodina..”
nikloicccPas konferecës, agjencini e lajmeve “Presheva Jonë”  ka zhvilluar nje bisedë me z.Nikolic  i cili ne fund u prezentua me fjalët “Unë quhem Tomislav Nikolic, e fatmirësisht që nuk jam si ai. Jam  nga Zrenjanini i banatit të Vojvodinës. Thash nuk jam si sepse me presidentin e Serbisë nuk na lidh asgjë, pos emri dhe mbiemrit. E thash fatmirësisht nuk jam si ai, si një qeveri që i prinë, sepse unë nuk i kam duart e lyera me gjak..Unë jam thjesht një gazetar që nga këtu, nga Këshilli Evropian raportoj, informoj populin tim në Vojovdinë.. ”
Nikolic, siq kuptuam nga biseda me të eshte nje gazetar shumëvjecar në selinë e Këshilit Evropian. në Stasburg i cili raporton per mediat vojvodase (Radio Televizija SANTOS -Zrenjanin) qe plotë 12 vjet nga selia e Këshillit të Evropës. Se si i vlerëson zhvillime te fundit në ballkan sidomos marrëveshjen mes Thacit dhe Dacicit, gazetari nga Serbia Nikolic për “Presheva Jonë”  pohon se “negaciatat vazhdimisht janë të mirëseardhur, sidomos kur rajonit janë në luftë apo para konfliktit. Kurse dialogu, apo marrëveshjet në liri apo pas lufte, po flas, nga përvoja  ato gjithëherë kanë qenë me inetres apo thënë shkurt me sherr. Sa i përket marrëveshjes mes Prishtinës dhe Bepogradit eshte herët të flitet. Por bazuar se raportet serbe dhe kosovare ishin gjatë të “helmuara” dhe të ngrira , padyshim  se edhe impelemntimi i kësaj marrëveshje nuk do të ndodhë sot e as nesër, por as sivjet, por do të shkoj gjatë..”
Me rastin e shënimit të 50 -vjetorit të anëtarësimit të Zvicrës ne Këshillin e Evropës, në Strasburg pos shefit të diplomacisë zvicerane Didier Burkhalter dhe sekretarit të pergjithshëm të KE z.Thorbjørn Jagland, morën pjesë edhe paralamentarë, delegacione e personalitete  nderkombëtare si dhe gazetarë të shumtë botërorë. Dy vite pas arritjes së marrëveshjes Prishtinë-Beograd, në Starsburg takuam aty kolegun nga Serbia me emrin Tomisla Nikolic.
Sa i përket situatës në Vojvodinë Tomsilav Nikolic pohon se “Vojvodina është në rrugën e mbarë të Kosovës. Vojvdina së shpejti do të jetë Republikë. nuk shkon më, jemi lodhur me Serbinë që na shkatërroi duke vjelur gjitha të mirat e vendit tonë. Lirisht mund të them “Vojvodina radi a Beograd se gradi” (Vojvodina punon, Beogradi ndërton..”) mu asut po na ndodh neve, sikur dikur Kosovës. Adashi (emnaku)  im, presidenti i Sebisë  Tomislav Nikolic e dine shumë mirë se me shekuj jetojmë në Vojvdinën 30 minoritet dhe  ne jemi të vedosur se atë nuk e lëmë nën Serbi.  Së shpjeti Vojvodina do të bëhet Republikë, mjaft më Serbi na ka shfrytëzuar ”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button