Projekti për kthimin e rrugës “Egnatia” në atraksion turistik

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Auron Tare, ka prezantuar një projekt ambicioz për turizmin, atë të kthimit të rrugës së vjetër “Egnatia” në një produkt turistik.

Ende ka shumë gjurmë të kësaj rruge e cila është e gjatë 535 milje dhe e gjerë 30 këmbë u ndërtua me gurë dhe shërbente për transport udhëtarësh e mallrash. Rikthimi i kësaj rruge historike dhe me vlera trashëgimore në syrin e turistëve shqiptarë dhe të huaj do të ishte shumë interesante.

Loading...

Tare tha se kjo praktikë është kryer në shumë vende perëndimore, por edhe të Ballkanit. Përmes përshkrimit të kësaj rruge, e cila ka degëzime në Durrës, Apolloni, Peqin e deri në Maqedoni, shqiptarët njohin jo vetëm historinë, por edhe shohin monumente të trashëgimisë kulturore.

Kjo është një ndër rrugët ku kultura e orientit është përplasur me atë të perëndimit. Mësohet se kjo rrugë ka qenë e rëndësishme në kohën e romakëve, gjatë periudhës së kryqëzatave, shumë apostuj të rëndësishëm kanë kaluar përgjatë saj dhe kanë predikuar fenë kristiane.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button