Parku i Orikumit gati për sezonin turistik

Parku Arkeologjik i Orikumit do t’i rikthehet hartës turistike të Shqipërisë. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në këtë park, së bashku me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Deri një vit më parë, Parku ishte lënë jashtë itinerarit turistik të vendit, për shkak të gjendjes së rrënuar, monumenteve të mbuluara nga ferrat, mungesës së udhërrëfyesit dhe çdo tabele informuese. Pas një projekti rehabilitues të Ministrisë së Kulturës, tashmë ky Park që gjendet është brenda bazës së Pashalimanit është rikthyer në një destinacion atraktiv i turizmit elitar.

Loading...

Në Orikum është pastruar vegjetacioni, është sistemuar ambienti, janë vendosur tabela informuese shqip dhe anglisht për çdo monument dhe janë sistemuar ambientet e zyrave të shërbimit dhe biletarisë.

Gjatë vizitës në këtë park, ministrja Kumbaro tha se si rezultat i këtyre ndërhyrjeve në një vit është trefishuar numri i turistëve dhe vizitorëve.

“Para një viti e gjysmë ishe e tëra e mbuluar me ferra. E rindërtuam, e pastruam, ishte komplet e braktisur, tabelat mungonin, nuk kishte udhërrëfyes dhe nuk kishte pothuajse fare turistë. Kemi bërë gjithë pastrimin e territorit, pastrimin e vegjetacionit, kemi vendosur tabelat e reja që në hyrje të rrugës, kemi një bashkëpunim me komandën që na lehtëson gjithë aksesiblitetin e turistëve, kemi vendosur shërbimin, guidën permanente dhe në një vit kemi një trefishim të numrit të turistëve dhe vizitorëve, jo vetëm të të huajve, por edhe të qytetit të Vlorës që nuk e frekuentonin dhe është kthyer në qendër aktivitetesh për shkollat dhe studentët”.

Sipas ministres së Kulturës, Parku i Orikumit dhe të gjitha atraksionet turistike të Vlorës, janë gati për sezonin veror, kur edhe fluksi i vizitorëve vendas e të huaj është shumë më i madh.

“Me reformën e re, Orikumi futet brenda Bashkisë së Vlorës dhe futet në gjithë itinerarin turistik të bashkisë, bashkë me monumentet e tjera që tani janë gati për sezonin, të gjitha të pastruara, që nga kalaja e Kaninës, muret antike e me radhë”.

Një nga monumentet më interesante të Parkut është monumenti i gërmuar nga misioni shqiptaro-sovjetik në vitet 1958-1960, i cilësuar si Teatër, por që pas gërmimit sërish nga misioni shqiptaro-zviceran në vitin 2013 u konfirmua se bëhet fjalë për një Fontane ose Nymfe Monumentale, e ndërtuar rreth shek. I p.e.s.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button