Rama "presion" Vuçiç: Serbia ti kthejë shpinën Rusisë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të duhet ta bind kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq që t’ia “kthejë shpinën Rusisë dhe që të pres në radhë për pranim në NATO “.

Ky është qëndrimi që e ka paraqitur portali rus Regnum, një ditë para vizitës së kryeministri serb në Tiranë, me vërejtjen se nëse ndodh kjo, fronti antirus do të fitojë një lojtar ballkanas shumë të rëndësishëm e me ndikim.

Loading...

Regnum shkruan, përcjell B92, se në Beograd nuk përjashtohet që ndaj Vuçiqit në Tiranë të bëhet një presion shumë i fuqishëm, se atje mund t’i kërcënohet se “do t’ia ndërtojnë variantin maqedonas” dhe se do ta ngrenë në këmbë jugun e Serbisë ku me shumicë jetojnë shqiptarët, transmeton Koha.net.

“Tani janë të gatshëm në luftën kundër Beogradit me përkrahje të shqiptarëve të Kosovës në krye me ministrin e Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi.

Ai është njeri me ndikim dhe shok i madh i kryeministrit shqiptar. Tandemi Rama–Thaçi ka një detyrë konkrete – që Beogradi ta braktisë përgjithmonë Kosovën”, shkruan në analizë, e cila shton se Washington mund të kushtëzojë mbetjen e Vuçiqit në pushtet me largimin e tij nga ndikim rus.

Në portal transmetohet edhe pohimi i Sheshelit se CIA tashmë ka përgatitur planin “Shqiponja” – sulme terroriste në Beograd me shumë viktima e pastaj edhe kryengritjen e shqiptarëve në jug të Serbisë, sipas skenarit që kohë më parë kishte ndodhur në Kumanovë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button