Isa Boletini perfunditmisht do të varroset në Kosovë

Eshtrat e Isa Boletinit nuk do të varrosen në Vlorë. Vendimi është marrë sot nga Këshilli Organizativ i Komunës së Mitrovicës.

Në mbledhjen e sotme Këshilli Organizativ vendosi përfundimisht që eshtrat e heroit kombëtar të varron në vendlindje më datë 10 qershor.

Loading...

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se kjo është vendosur unanimisht në Këshill.

“Sapo dola nga mbledhja e Këshillit, ku në mënyrë unanime është vendosur që rivarrimi i Isa Boletinit të bëhet në Boletin, siç ishte planifikuar më herët. Pra, është shfuqizuar vendimi i mbledhjes së kaluar të Këshillit, ku ishte vendosur që heroi Isa Boletini të rivarroset në Vlorë, që unë e kam kundërshtuar fuqishëm”, ka derklaruar Bahtiri.

Kryekomunari i Mitrovicës bënë të ditur se në Këshill është vendosur që secili institucion të marrë përgjegjësitë e veta dhe ceremonia mortore e 10 qershorit të kryhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button