U vranë pas dorëzimit, autopsia ndriçon mënyrën e vrasjeve në Kumanovë (Video)

Disa nga të vrarët në Kumanovë janë ekzekutuar pasi që janë dorëzuar tek policia maqedonase. Burimet e sigurta të Tribuna Channel brenda Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë kanë thënë se në trupat e disa nga nëntë të vrarëve në Kumanovë janë gjetur edhe plumba e gëzhoja granatash.

“Në bazë të gjetjeve vërtetohet se disa nga të vrarët janë ekzekutuar pasi që janë dorëzuar autoriteteve maqedonase. Kjo është vërtetuar në bazë të përcaktimit të kohës së vdekjes. Ndoshta janë bërë lëshime, ndoshta edhe nuk i kanë pasur mjetet e nevojshme për të bërë autopsinë”, kanë thënë burimet e brenda Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Loading...

Po sipas këtyre burimeve, trupat e të vrarëve kanë qenë tejet të dëmtuar.

Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një komunikate për media kishte thënë se dyshon se disa nga nëntë shtetasit kosovarë, të vrarë në konfliktin në Kumanovë, janë vrarë pasi janë dorëzuar.

Të dielën pasdite është bërë varrimi i Beg Rizajt në kompleksin memorial të Gllogjanit, ndërsa, organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë vendosur që tetë të vrarët e tjerë të varrosen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë, ditën e martë.

Në konfliktin e armatosur të ndodhur në Kumanovë janë vrarë 18 persona, prej të cilëve 8 policë dhe 10 nga grupi i armatosur. Nëntë nga të vrarët janë nga Kosova, trupat e të cilëve u sollën nga Maqedonia mëngjesin e së premtes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button