Shtypi grek: Rama, një nacionalist i rrezikshëm që po trazon Ballkanin

Shtypi grek vazhdon të sulmojë politikat qeverisëse të kryeministrit Rama në kohët e fundit, sidomos pas vizitës së presidentit turk Erdogan në Shqipëri dhe kërkesës së Tiranës zyrtare për rishikimin e hartës detare për kërkimin e naftës në detin Jon, pasi pretendon se ato po kryhen në territorin tonë.

Gazeta e njohur greke, “To Vima”, e ka cilësuar Ramën si “nacionalist të rrezikshëm që mund të sjellë trazira në rajon”.

Loading...

Në një artikull të publikuar një ditë më parë, gazeta e etiketon Ramën, nga një politikan modern, në një njeri që i ka shkelur këto standarde evropiane me deklaratat e tij.

“Ai që u bë kryeministër me fjalët e bukura, për paqen, stabilitet dhe drejtësi sociale, tashmë ka ndryshuar, – shkruan “To Vima”. – Shqiptarët e votuan dhe e besuan atë për një shpresë më të mirë. Rama tashmë po luan kartën e rrezikshme të ‘Shqipërisë së Madhe’”.

Gazeta greke shkruan se kryeministri shqiptar “ka ndezur zjarret e nacionalizmit në Ballkan”, – duke sjellë në kujtesë postimin e një fotografie të madhe në “Facebook” pas ndeshjes Serbi-Shqipëri në tetor 2014.

Po ashtu, “To Vima” nuk lë pa përmendur as vizitën e presidentit turk Erdogan në Shqipëri, duke i inkurajuar shqiptarët për bashkim.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button