Heshtja e ish-komandantëve të UÇK-së në Maqedoni

Pse po hesht kryetari i SHVL të UÇK-së, Fazli Veliu dhe komandantët e BDI-së për bashkëluftëtarët Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj.

Ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni po vazhdojnë të heshtin dhe që nga 9 maji, terrori në Kumanovë nuk kanë thënë asnjë fjalë për Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj si dy bashkëluftëtarë të mirënjohur që u vranë në rrethana të pasqaruara në përleshjen e armatosur në Kumanovë, informon INA.

Loading...

Ish-komandant të UÇK-së në Kosovë kanë theksuar se kjo sjellje e tyre është qyqare dhe se ata nuk shprehin një shenjë mirënjohje dhe nderimi për dy heronjtë e UÇK-së që dhanë kontributin e çmuar për luftën e 2001 në Maqedoni, bashkë me Sami Ukshinin, komandant Sokolin, i paraburgosur si pjesë e grupit të Kumanovës.

“Ne jemi të habitur dhe shqetësuar se si atyre nuk u dëgjohet zëri. Disa prej tyre sot mbajnë kolltuqe pushteti dhe në profilet e tyre në facebook reklamohen me uniforma të UÇK-së. Le ta thonë një fjalë, mos të heshtin, apo i frikësohen Gruevskit dhe Mijallkovit. Nuk e kemi ditur se sa paskan qenë të frikësuar deri në palcë. Turp i qoftë”, thekson për INA, një ish-komandant i UÇK-së.
Zëri i shprehjes së ngushëllimeve dhe nderimit për dëshmorët nuk po dëgjohet as nga disa ish-komandant rebelë të BDI-së dhe kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fazli Veliu.

Shumica e ish-luftëtarëve në rrjetet sociale kanë pyetur se çfarë bën Fazli Veliu dhe pse nuk reagon dhe shprehë nderime për dy komandantët e UÇK-së, që janë meritorët e luftës së 2001.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button