Rama dhe Ahmeti përurojnë shtatoren e Ismail Qemalit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti , kanë përuruar shtatoren e Ismail Qemalit në oborrin e ndërtesës së re të qeverisë së Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Shqipërisë deklaroi se Kosova dhe shqiptarët duhet të nderohen me figurën e Ismail Qemalit. Ai përmendi kryeqytetin e Kosovës, për të cilin tha se është themeli i qytetërimit shqiptarë.

“Sa herë që një shtatore e plakut të madh lartësohet para nesh, është pavarësia e jonë, streha e shqipeve që kthehen në foletë e tyre. Shtatorja e Ismail Qemalit del për të mos lëvizur më në këtë shesh, si gurë i rëndë në vendin e vet.

Qysh prej 1912 rrugëtimi i shëmbëlltyrës së bronztë apo ngurtë të kësaj figure të madhe të vendit tonë, me gjithë ndalet në sheshet e ndryshme, të qyteteve shqiptare dhe evropiane nuk do të ishte i përmbushur nëse do të ishte ndalur edhe në Prishtinë, në këtë vend të themelit të qytetërimit shqiptar në këto troje”, ka thënë Rama.

Në këtë ceremoni nuk kanë marrë pjesë presidentja Jahjaha, e cila gjendet në Jordani. Aty nuk janë as kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Thaçi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button