PDIU çel fushatën, Veliaj: Tirana do të ketë sheshin Çamëria

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka çelur sot fushatën në Pallatin e Kongreseve. I pranishëm në takimin e organizuar ishte edhe kandidati i ASHE-së për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili i premtoi komunitetit çam se që në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, Tirana do të këtë sheshin e saj me emrin sheshi “Çamëria”.

Veliaj tha se ndihet krenar që parlamenti i Shqipërisë ka nënkryetar Shpëtim Idrizin, dhe se së bashku me PDIU-në janë bërë shumë gjëra për emigrantët, një prej të cilave është njohja e viteve të punës.

Loading...

“Fitorja e koalicionit tonë është më afër se kurrë. Unë jam shumë krenar që Parlamenti ka një nënkryetar si Shpëtim Idrizi. Ka disa njerëz të cilët mundohen të na thonë që çmimi që ne paguajmë kur hymë në Evropë është, që duhet të flasim më pak për vendit tonë.

Nuk duhet të paguajmë çmimin e patriotizmit për integrim. Unë jam i nderuar që Idrizi është nënkryetari i Kuvendit. Pavarësisht që ka disa zëra që mundohen të fusin panik, ne jemi krenarë që e duam Shqipërinë dhe kjo na bën më shumë evropianë.

Pushteti nuk është fundi i garës, është fillimi i garës, pushtetin e përdorëm si mjet për të bërë disa gjera të mira.

Për herë të parë, bashkë me këtë koalicion dhe PDIU kemi bërë të mundur që qindra dhe mijëra emigrantëve t’u njihen vitet e punës në emigracion. Kjo është diçka konkrete. Ka edhe disa parti të tjera që thonë nuk është vetëm partia çame patriotike, ka edhe të tjera. Po pyetja është kush parti ka bërë për njohjen e viteve të punës”, u shpreh Veliaj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button