Vuçiç për vizitën në Tiranë

Zv.kryeminisri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë në kuadër të pjesëmarrjes në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe në takimin e ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore. “Kjo është vizita ime e tretë në Shqipëri në shtatë vitet e fundit”, shprehet Daçiç.

Në tre muajt e fundit ka pasur një intensifikim të vizitave të zyrtarëve serb në Shqipëri. Pas vizitës së ministres së Transportit, Zorana Mihajloviç, ministri të Brendshëm Nebojsa Stefanoviç dhe ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç në Tirana do të mbërrijë më 27 maj kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Loading...

Kjo do të jetë vizita e parë e tij në Shqipëri dhe vizita e parë e një kryeministri serb në Tiranë. As Josip Broz Tito gjatë kohës së Jugosllavisë nuk zhvilloi asnjëherë vizitë në Shqipëri. Ndërsa vizita e parë e një kryeministri shqiptar në Beograd u zhvillua pas 68 vitesh (Enver Hoxha 1946), ku Edi Rama u takua me Vuçiçin në kryeqytetin e Serbisë më 10 nëntor të vitit të kaluar.

“Në gjashtë apo shtatë muaj u korrektua ajo që ishte harruar në shekullin e kaluar, jo vetëm për marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, por për të gjithë rajonin”, shprehet këshilltari i kryeministrit të Shqipërisë, Shkëlzen Maliqi. Hapi i parë për bashkëpunimin Serbi-Shqipëri u hodh më 5 shkurt në Tiranë, ku u mbajt i pari takim bilateral në nivel ministrash pas 23 vitesh.

Çështja e sigurisë në Tiranë

Dy kryeministrat do të takohen më 27 maj në Tiranë ku do të diskutojnë për projekte të rëndësishme rajonale. Temat kryesore të bisedës së tyre do të jenë ndërtimi i autostradës Nis-Prishtinë, që do të lidhë Serbinë me portet e Shqipërisë. Gjithashtu do të diskutohet dhe rikonstruktimi i hekurudhës Shqipëri-Kosovë. Edhe pse axhenda e vizitës së Vuçiçit nuk është përcaktuar ende përfundimisht, projektet e infrastrukturës do të jenë çështja kryesore e vizitës.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanoviç ishte para dy ditësh në Tiranë. I pyetur nga mediet serbe nëse ai është marrë me aspektet e sigurisë së vizitës së Vuçiç, ai as e mohoi dhe as e pohoi këtë gjë. Kujtojmë se gjatë vizitës së Ramës në Beograd, u angazhuan 5 mijë forca të policisë.

Vuçiç: As Serbia dhe as Shqipëria nuk do të heqin dorë nga interesat kombëtare

Kryeministri i Serbisë do të ketë një axhendë të ngjeshur ditët e fundit. Aleksandër Vuçiç do të zhvillojë një vizitë në SHBA, më pas në Shqipëri dhe në fund do të presë kancelarin gjermane, Angela Merkel në Beograd.

Kryeministri serb duke folur për mediet tha se axhenda e vizitës së tij në SHBA dhe takim me zv.presidentin, Joseph Biden po përgatitet si dhe lajmëroi për vizitën e Angela Merkel në Beograd, por pa specifikuar një datë. I pyetur se kur do të vizitojë Rusinë, ai tha se do të ketë një vizitë në Moskë, por ende nuk dihet se kur.

Vuçiç u tha gazetarëve se do të udhëtojë për në Uashington me qëllimin që dy vendet të kenë marrëdhëniet më të mira të mundshme bilaterale, pasi kjo është në interesin e Serbisë ashtu siç nga ana tjetër është edhe në rastin e Rusisë.

Ndërsa duke folur për vizitën në Shqipëri, Vuçiç u shpreh optimist dhe tha se do të udhëtojë në Tiranë “për të ndërtuar marrëdhënie të mira, sepse Serbia ka politika të qarta dhe të mira si dhe është shtyplla e stabilitetit”.

Duke nënvizuar se kjo do të jetë vizita e parë në histori e një kryeministri serb në Tiranë, Vuçiç tha se do të diskutohet çdo çështje për të cilat dy vendet kanë qëndrime të ndryshme. Ai tha se këto dallime do të zbuten dhe se tani mes dy vendeve nuk ka ndonjë diferencë të madhe në qëndrimet e tyre.

Por, nga ana tjetër Vuçiç duke thënë se të dy vendet udhëhiqen nga perspektiva Evropiane, por pavarësisht kësaj Serbia nuk do të heqë dorë nga interesat e saj kombëtare dhe shtetërore, ashtu si edhe Shqipëria.

Duke shtuar se pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ka qenë një vend i afërt, Serbia tha ai ka qenë një vend paksa i mbyllur dhe se është koha që të hapet për investitorët shqiptarë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button