Serbia rrit pretendimet për energjinë dhe telefonim në Kosovë

Serbia ka rritur pretendimet e saj për menaxhimin e telekomit dhe energjisë në Kosovë, dy tema këto që po diskutohen gjerë në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndryshe nga marrëveshja bazë që ishte arritur vitin e kaluar mes palëve, Serbia tashmë ndryshuar qëndrim dhe kërkon që në veri të Kosovës t’i jepet e drejta kompanisë shtetërore serbe për shpërndarjen e energjisë elektrike.

Loading...

Të njëjtën gjë pretendon edhe për shërbimin telefonik. Beogradi ka kërkuar që operatori shtetëror serb të ketë të drejtën e çuarjes së sinjalit për serbët që jetojnë në veri.

Pretendimet e Serbisë kanë shkuar më larg, duke kërkuar që edhe operatori telefonik dhe kompania e energjisë dhe të ardhurat e tyre të menaxhohet nga Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë.

Sipas “Top Channel”, ndryshimi i qëndrimit nga ana e palës serbe ka habitur jo pak ndërmjetësuesit europianë, por megjithatë pala kosovare dhe ajo evropiane nuk kanë dhënë një “Jo” të prerë.

Zyrtarë të kabinetit të ministres së Dialogut, Edita Tahiri, kanë thënë se këto pretendime janë kundërshtuar kategorikisht.

Delegacionit e dy vendeve ndodhen ende në Bruksel në përpjekje për të arritur një marrëveshje mes tyre.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button