Pack: Kosova “të hiqet” nga Kushtetuta e Serbisë

Deputetja e PE-së dhe anëtarja e CDU-së gjermane, Doris Pack ka deklaruar sot se Kosova duhet të hiqet nga preambula në Kushtetutën e Serbisë, në të cilën thuhet se ajo është pjesë territoriale e shtetit sllav.

Nga ana tjetër, grupi i punës që është marrë me paketën e re për Kosovën në Kushtetutën e Serbisë, kanë theksuar se përcaktimi i Kosovës në preambulën e Kushtetutës serbe nuk do të hiqet, vetëm se Kosova do të njihet si territor autonom dhe do t’i njihen disa të drejta.

Loading...

Doris Pack, duke folur për Shërbimin për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë, theksoi se nuk duhet të anashkalohet problemi i definimit të saktë të kufijve të Serbisë dhe numrit të qytetarëve të saj, gjë që është çështje e patejkalueshme për shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button