Greqia, kundër emërimit të Idrizit

Ministria e Jashtme greke ka shprehur shqetësim për emërimin e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizit si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Kostandin Kutra tha se zgjedhja në poste të larta të personave që kanë perceptime irredentiste të frymëzuara nga pikëpamjet fashiste apo nacionaliste nuk e promovon bashkëpunimin apo miqësinë mes dy vendeve.

Loading...

“Zgjedhja në poste të larta shtetërore të personave që kanë perceptime irredentiste, të lidhura me të shkuarën nacionaliste të Europës nuk ndihmojnë aspak në promovimin, bashkëpunimin, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë mes vendeve në Europën Juglindore. Gjithashtu, këto zgjedhje nuk kontribuojnë aspak as në perspektivën europiane të Shqipërisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button