Shqipëria veto Shkupit, Shpërthen Rama: S’ka NATO për Maqedoninë

Shqipëria vendos veto Maqedonisë: Jo pjesë e NATO-s pa garantuar marrëveshjen e “Ohrit”. Deklarata e fortë u bë këtë mëngjes nga kryeministri Edi Rama gjatë ditës së dytë të samitit rajonal kundër terrorizmit ku marrin pjesë ministrat e Brendshëm të rajonit.

“Fatkeqësisht në Kumanove fjala terrorizëm dhe shqiptar u bënë bashkë në një përpjekje për t’i dhënë etnisë një prapashtesë terroriste dhe kjo është e papranueshme jo vetëm për ne por dhe për shtetin maqedonas. Ky shtet duhet ta ketë të qartë se shqiptarët mbeten një faktor shtetformues për faktorin maqedonas. Asgjë më e rrezikshme nuk mund të na ndodhe në luftën kundër terrorizmit sesa përfshirja e termit terrorist në trajtimin e ngjarjeve maqedonase. Përzierja e këtyre termave do të jetë e papranueshme për ne njësoj si terrori që përjetuan banorët e pafajshëm të Kumanovës. Të gjithë ne duam një Maqedoni të qëndrueshme por jo të pajetueshme, duam një Maqedoni që të bëjë pjesë në NATO por jo si grusht ushtarak. Maqedonia nuk mund të bëjë pjesë në NATO pa garantuar marrëveshjen e Ohrit”, u shpreh Rama.

Loading...

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button