Eurovizion: Zë fantastik! Shqiptarët duhet të jenë krenar për Elhaidën

“Një zë fantastik, shqiptarët duhet të jenë krenarë me Elhaida Danin”.

Është ky komenti në faqen zyrtare të Eurovizion në Tëetter menjëherë pas performancës së Elhaida Danit në gjysmëfinalen e eventit më të madh muzikor në Europë. Zëri brilant i këngëtares shkodrane ka mahnitur jo vetëm spektatorët e pranishëm në skenën madhështore të Vjenës por edhe shikuesit anembanë botës. Janë të panumërta komentet pozitive që vlerësojnë performancën e Danit në rrjetet sociale dhe mediat e huaja.

BBC Eurovision ka komentuar në faqen e Facebookut veshjen e Elhaidës, duke iu referuar incidentit të Madonës. “Sa mirë të shohësh një këngëtare femër teksa këndon pa frikën se mund t’i bie pelerina”, shkruan BBC Eurovision pas debutimit të Elhaidës me këngën “I’m Alive”.
 

Loading...
 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button