Festa e Elhaidës dhe ekipit të saj (Foto/Video)

Elhaida Dani është shprehur jashtëzakonisht e kënaqur me kualifikimin e saj në finale të Eurovisionit.
el4
Përfaqësuesja e Shqipërisë bëri një paraqitje mbresëlënëse me këngën “Im Alive”, e cila siguroi votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e finales së madhe që zhvillohet ditën e shtunë në Vjenë.
el2
Emri i Shqipërisë si vend i kualifikuar u përmend i pari, ndërsa këngëtarja ka publikuar disa fotografi nga momenti i gëzimit.
el3
“E siguruam… Të shohim të shtunën në finalen e madhe të ‘Eurovision Song Contest’. ‘I’m Alive’”, ka shkruar Elhaida në një postim në Facebook. /Telegrafi/
el1

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button