Erdogan: Le te krijohet Shqiperi e madhe, do ta mbeshtesim dhe me trupa ushtarake

Erdogan: Shqiptarët kanë të drejtën e krijimit të shtetit të madh shqiptarë

” Erdogan ka kërcënuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe gjithe Ballkanit nëse te drejtat e shqiptarëve nuk merren parasysh.”
Kryeministri turk Erdogan në një intervistë për kanalin shtetëror turk deklaron se Turqia do mbeshtesë vëllezerit shqiptarë nësë do jetë e nevojshme edhe me trupa ushtarakë, ai shtoj më tej se populli Shqiptar ka të drejtën e vetëvendosjes per krijimin e një shteti të madh Shqiptar, dhe se UÇK nuk është organizate rebele-terroriste por vullneti i shqiptarëve për të mbrojtur trojet e tyre.
Erdogan ka kërcënuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe gjithe Ballkanit nëse te drejtat e shqiptarëve nuk merren parasysh. Ai shtoi se trupat kombëtare turke jane në gadishmeri dhe do ndihmojnë shqiptarët për çlirimin e trojeve shqiptare. Kjo deklaratë ka bere qe ministrat e jashtëm grek dhe sërb të reagojne ashper.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

20 Komentet

  1. ne akoma kemi syte nga turku… Stergjyshrit tani kan derdhur gjak per te cliruar tokat e tyre nga turku kurse tani eshte turku qe do na cliroj ne. Ketu bie ere 1km larg!

    Zgjohu Shqiptar!

  2. Nje peshk i vogel si ne a mund te behet aleat me nje peshkaqen si TURQIA-??? Akoma sot ne ..Shqipetaret themi ishalla na ka ngele nga…ata:Sidoqofte njera dore lan tjetren TURKU ndoshta vellezer nuk na ka..,por per momentin mund te besojme se i vetmi kundershtar i grekut eshte TURKU..,Ne Shqipetaret nuk mund te shpresojme tek asnje pervec se tek fuqia jone edhe se shume e vogel..,Por diku ne ato librat dhe historite tona ne e dime e kemi lexuar perjetuar , se i vogli eshte ai qe e demton te madhin………………….

  3. anonimuos.. nese skishte me qen turku ne at koh ketu ne balkan.. ti tani do flisje ose greqisht ose srbisht.. lexo histori

    1. neron.. Sa per asimilim turku osht munu me krejt forcat edhe smuneshe me deklaru diqka qe nuk ka ndodh edhe qe smunesh kurr me vertettu

  4. shqipatret kan pasur nje rol te madh ne krijimin e shtetit aktual turk, por esht gjithashtu e vertete qe shume prej tyre ishin te paret qe u ngriten kunder perandorise…..ndaj esht tejet e veshtire te shohesh te verteten pas perdes se trashe te gazetarise dhe marifeteve politike.

  5. mendoj se ne duhet ti dalim vete zot vetes pasi i kemi mundesite.gjithesei ne keto kushte mbeshtetja e turqve eshte ne te miren tone.po te mos ishin ata besoj se nuk do egzistonim fare si shtet.me keta fqinj qe kemi ne si serbi e greku pa mbeshtetjen e turkut ne marrim fund.

  6. ku paskaqene deri tani,hallall ta bofte ZOTI qe po imbron shqiptaret hapur,do vije shume shpejt ajo dite qe shqiptaret te gezojne te drejtat e tyre te bashkojne shqiperine ashtu sic ka qene dikur.

  7. ..Kjo deklaratë ka bere qe ministrat e jashtëm grek dhe sërb të reagojne ashper. mendoj qe sdo koment fjalia e fundit tregon se ata qe reagojn ashper jan bashkemendimtar serb e grek.

  8. epo ishte turqia ajo qe na njohu kufijt e nje shteti etnik ne 1912 se pendryshe evropa dhe armiqt tane ne ballkan do na kishin zhduk si shtet

  9. edhe une pajtohem me punen e Turkut sa e dij une turku permes ndihmes ton ska leju qe ketu te shtrihet nje shtet sllavo-grek keshtu qe neve na ka perdor sikur nje mash per ti sulmu fqinjet tan , skemi te keqe nese turku thot nje fjal qe do na perkrah ne qdo aspekt me sa dij une per momentin qdo ndihme prej aleatve siq eshte Turqia apo ndonj shtet i fort eshte ne favor tonin nganjeher vetem nje fjal i ul shum pun e te keqija qe munden me ndodh keshtu qe mjafton vetem te ja boj me dije ketyne fqinjve ton te keqij qe po e preke Shqiptarin do te ket pun edhe me Turqin mendoj se kjo mjafton apo jo ???

  10. per 400 vjet e me shume kemi pasur turqine mbi kurriz, ne fillim te 1900 ishim populli me i varfer ne europe. sot per lufte kemi nevoje akoma? nqs kjo eshte deshira e shqiptareve mu me vjen turp te jem shqiptar…………

  11. A ju kujtohet Kryeministrja e Turqise me deklaratat e saj ne vitin e mbrapshte 1997 ? Ishin duke e perpire Shqiperine atehere ( sic po tentojne edhe sot ) qarqet shoviniste Vorio-Epiriote kur ajo mbajti nje qendrim shume te ashper ne mbrojtje te teresise territoriale te Shqiperise.
    Sa per ATA qe permendin ketu besimet fetare ( mysliman apo te krishtere ) po ju drejtohem miqesisht qe te mos harrojne kurre cfare ka thene Pashko Vasa rreth 150 vite me pare se KUSH DUHET TE JETE FEJA E SHQIPETAREVE. Edhe pse jam i krishtere nuk kam pasur asnje bezdisje dhe jam ndjere si ne shtepine time kur kam qene ne Turqi dhe rehat si i themi ne shqipce ( me thoni kush nuk eshte ndjere i tille ??!! ). Mos harroni se jemi ne 2012 miq dhe nuk duhet qe te fusim drunj te shtrember ndermjet nesh pamvaresisht religjonit. Besimin fetar le ta mbajne per ne shtepite e tyre kushdoqofte ky apo kjo. Jashte vatrave tona jemi te gjithe SHQIPETARE dhe keshtu te mbesim ne jete te jeteve. Mbetci me shendet.

  12. Turqia eshte aleati yne i vertete strategjik, dhe, Kryeministri Erdoan nje mik i madh i shqiptareve. Qorrat le te mos e shikojne dhe kuptojne!

  13. Ne momentet aktuale duhet patur kujdes dhe syte kater ne lidhje me synimet ogurzeza te mirekordinuare sllavo-greke. Vetem Turqia eshte e kthjellet dhe e vendosur ne mbrojtje te te drejtave tona legjitime.

  14. Leni kto polemika sepse, qeveria tirka ka dementuar at raport te asaj gazete. dhe kan sqaruar se turqia nuk e mbeshtet as nje lloj te dhunes kur bahet fjal pet shqiptaret sepse ska qa bisedohet. kosova esht shtet i pavarur dhe shqiperia e kosova mun te ken qfardo mardhanje ndershtetrore (edhe bashkimin kombtar) nuk mun tna perzije askush ne kete pun…..por a besoni se qeveriat e tashme shqiptare dhe ajo e republikes e kosoves nuk deshirojn te ket bashkim kombtar…?? E pabesueshme por e vertet sepse dy qeverit jan mesu te vjedhin ….dhe keshtu zbullehet e gjith hajnija edy palve

  15. Duket sikur nuk do ta gezojme dot 100 vjetorin e pare te pavaresise qe nga fillimi i eres…! Me vjen mire qe nje shtet i fuqishem ushtarakisht dhe me te cilin na lidhin halle te vjetra, kthen syte dhe kujdeset per ne… , por a duan vete shqipetaret te bashkohen? A kemi ne si popull ndergjegje kaq te larte kolektive sa te luftojme per dinjitetin kombetar, i cili ne vetvete eshte pjese e dinjitetit personal…? Une mendoj se ne Shqiperi ka pak shqiptare!!!
    Nuk mund te jesh apo ta quash veten SHQIPTAR nese:
    nuk te dhimbset vendi yt
    nuk i do bashkeatdhetaret e tu
    e do korrupsionin dhe anarkine
    nese ti mendon vetem per vete duke shkelur vellezerit e tu, duke shkateruar natyren dhe vendin tend, duke spiunuar mashtruar dhe shitur dhe prinderit e tu, atehere ti mos guxo ta quash veten Shqipetar por Grek, Serb apo thjesht vemje…

  16. Kjo nuk eshte aspak e vertet,nuk e kuptoj qe Erdogan te thot keshtu diqka e mos ta ngreh zerin askush ne serbi,rusi. Kete lajm mund ta lexosh vetem ketu e askund tjeter.Ngadal eshte duke me deshpru kjo Webfaqe,po na furnizon me disa lajme te pavereta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button