Ekskluzive- Rruga e Këlcyrës merr emrin Janullatos, bashkia mban sekret vendimin

Bashkia e Këlcyrës i ka vendosur rrugës kryesore, emrin e Anastas Janullatosit. Ky njoftim është bërë i ditur për Zgjohu Shqiptar !!!, nga njëri prej intelektualëve më të shquar të qytetit të Përmetit, Kastriot Bezadi, i cili shtoi gjithashtu, se lajmi po mbahet tepër sekret brenda zyrave të bashkisë. “Përveç faktit se bashkia i ka caktuar rrugës së Këlcyrës emrin e kryepiskopit grek, Anastas Janullatos, kjo punë po mbahet e fshehtë për opinionin publik”, është shprehur ai. Për këtë arsye, Kastriot Bezadi, njëri ndër qytetarët më të njohur të Përmetit, i nxitur nga shpirti i tij patriotik ka bërë hulumtime brenda dokumentacionit të bashkisë, ku ky lajm i ka rezultuar plotësisht i vërtetë. Përveç kësaj, Bezadi, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i shoqatës “Përmeti”, ka shprehur një protestë të hapur më datën 12 nëntor, gjatë një seminari, ku ai ka demaskuar fshehtësinë e këtij organizimi, duke thënë se “Në tabela, emrat e rrugëve duhen vendosur nga pjesa e dëshmorëve e patriotëve të zonës dhe jo nga emrat e të huajve”. Por duket se zëri i Bezadit nuk është dëgjuar aq sa duhet sepse plani i bashkisë për mundësinë e ndërrimit të emrit ende nuk ka ndryshuar. Kjo i ka shqetësuar së tepërmi qytetarët e Këlcyrës dhe Përmetit, të cilët kërkojnë transparencë të plotë për këtë problem. Disa prej tyre kanë kërkuar që t’u thuhet e vërteta. “Nuk e kuptojmë se përse bashkia e mban ende të fshehtë këtë problem, kur Kastriot Bezadi e ka denoncuar skandalin qysh në 12 nëntor të vitit të kaluar”, janë shprehur disa prej tyre për Zgjohu Shqiptar !!!. Nga ana e tij, në iniciativën e marrë për të ndryshuar emrin e rrugës së Këlcyrës Bezadi ka gjetur mbështetjen edhe të një grupi intelektualësh nga Tirana,të cilët së shpejti do t’i dërgojnë nëj letër kryebashkiakut të Këlcyrës për të publikuar të vërtetën. “Unë e kam parë me sytë e mi shkresën përkatëse, e cila pagëzon rrugën e Këlcyrës me emrin e Janullatosit”, shprehet Bezadi, duke nënvizuar se së shpejti ai do të japë një intervistë të hollësishme për Zgjohu Shqiptar !!!, në lidhje me këtë problem. “Ne kemi plot heronj, dëshmorë e patriotë të spikatur të cilëve mund t’i vëmë emrat në rrugët e zonave e tona dhe nuk kemi nevojë të imporrtojmë emra të huaj nga jashtë”, shprehet Bejzade. Duket se kontradikta për emrin e rrugës së Këlcyrës, së shpejti do të kthehet në një betejë midis drejtuesve bashkiakë dhe intelektualëve të qytetit të Përmetit. Dhe kjo do të jetë ngjarja e dytë e rëndë në këtë qytet, pas transformimit të Pallatit të Kulturës së qytetit në një kishë. Për këtë ngjarje, procesi vazhdon odisenë nëpër gjykata, por duket se ende nuk ka gjetur zgjidhjen përfundimtare. Sidoqoftë, në lidhje me emrin e rrugës së Këlcyrës, ende nuk është publikuar dhe as nuk është vendosur tabela e specifikuar, por Bezadi thotë se ky ngurrim i bashkisë ndodh për shkak të rezistencës së qytetarëve. “Së shpejti do të denoncoj të gjitha mashtrimet e zyrtarëve vendorë që bashkëpunojnë me qarqet e fshehta për të realizuar manipulimin e emërtimit të rrugëve tona”, është shprehur Bezadi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

17 Komentet

  1. mos u perzieni ne punet e ortodoksve shqiptar ! anastasi ka bere shume per ortodoksine dhe nuk eshte shovinist po filo shqiptar … mos ja valoni kot …

  2. o "kelcyra ime "sa shume e dashke grekun ore ee po pse kane mbaruar ata njerez qe kane bere shume per vendin tone

  3. po mundesh ti o greku i vogel me ik bashke me at janullatosin se ne shqiperi nuk ka vend per ardhacak

  4. sjam ardhacak ne kelcyre jam kelcyrjot i vjeter ,thjesht. une jam 100% shqiptar . thjesht mos u perzieni ne punet e ortodoksve shqiptar pasi ne jemi patriot dhe e dime vet se ca i nevojitet kishes dhe jemi te kenaqur me anastasin sepse ju nuk e kuptoni qe vendosja e kryepeskopit nuk eshte sic doni ju po sic e kane ligjet e kishes . Anastasi nuk eshte shovinist grek eshte thjesht ortodoks qe punon per te miren e kishes ortodokse shqiptare dhe asnjehere nuk ka folur kunder shqiperise dhe interesave shqiptare mos i ngateroni gjerat dhe mos nxisni luftra civile ,,, kaq kisha

  5. ore "kelcyra ime"kush je ti nje here qe thua jam nga kelcyra po na turperon dhe vendin do me ikesh me gjithe anastasin apo si e ke hallin

  6. po edhe ne kemi prifterinje tane e nuk kemi nevoj per frifterinj grek apo per emrat e tyre ne rruget tona !!! Ne duhet te falemi ashtu sic falet e gjithe bota ne gjuhet e veta e nuk kemi nevoj per grek kush do qoft shovinist apo ku ta di une !!! vendi Quhet Kelcyre e i perket shqiperis e keshtu nuk kemi nevoj per emra grek !!! pse nuk doli nje grek e ti vendos rrugeve greqis nje emer prifti shqiptar ??? Eshte turp per ne shqiptaret qe lejojme gjera te tilla !!!

  7. e meriton nje emer rruge ne shqiperi se ka bere shume per shqiptaret otodoks dhe muslyman vetem po te shohim kliniken ortodokse ne tirane sa e dobishme eshte per njerzit lere mos te numerojme te tjera ,prandaj perpiquni te merreni si te rregullojme rruget dritat dhe mireqenien e popullit ,nuk ka hije me nacionalizmi i semure i shekullit 19 . te mos jesh me kreshnk spahiun nuk do te thote sje shqiptar o njeres thirrini mendjes!!! kaq kisha

    1. Jo mor zotri jo nuk ka te bej me nacionalizem por ka te bej me emrat e heronjve dhe prifterinjve shqiptar qe mos ti harrojme tanet ! dhe nuk ka te bej me spitalet greke sepse ato spitale nuk jane gratis per ndihme per shqiptaret por vetem "ndihme kundrejt pageses"

  8. Sa naiv je more kelcyras! Sa orthodokse na paska ajo tepelena juaj dhe si ka mundesi qe jeni te tere te shitur tek greku? Ne cfare periudhe te historise kisha nuk i ka sherbyer politikes dhe sidomos ajo greke qe eshte ne shtet dhe bashkpunon dhe financohet prej tij?
    Kush ju lejon juve filogreket te shisni atdheun tuaj tek ato shushunja qe me dhjetra vjet mashtrojne dhe vjedhin europen dhe jetojne nga puna dhe gjaku i emigranteve shqipetar dhe taksat e punetoreve europian dhe per fat te keq fqinjet tane jane? Mos u be merak se ky mjekerfshesa me perkrahesit e tij do ta marri ate qe meriton!!!

  9. Ilirjan Zenelaj Politika grekee duket qe ka bere kompromise me bukuroshin tone SALI BERISHA ,emrat e qytete shqiptare qe jane shkruajtur ne muret e parlamentit grek duhet te kalojne ne teritorin grek,nepermjet te tapive te kishave ortodokese si prona te patundeshme te SHENJTORIT BUKUROSH JANULLATOSIT .ruga e Kelcyres nuk duhet nenshkruar me emrin janullatos,sepse aty fillone nenshkrimi i projektit Greko-Serb te vitit1951,,per ndarjen e teritoreve shqiptare……dhe ky projekt nenshkruhet ne menyren e paturpeshme prej sali berishes,…ne kemi emrat e petrioteve shqiptare apo te atdhetareve ,NAIM FRASHERI ,ABDYL FRASHERI apo SAMI FRASHERI ku jo pa qellim saliu i ka nxjere nga fjalori i historise shqiptar.O SALI BERISHA o krye minster dhe çdo minister,O ju shqiptare te thjeshte me çdo lloje mendimi politik apo fetar,deduhet ta dime mire se''I SHENJTERUARI Janullatos prej Saliut''nuk munde te perfaqesoje azgje ne historin tone shqiptare .POLITIKANE GREKE MOS LESHONI JARGE KUR KUJTONI …GJirokaster e Tepelene,Korçe,Permete Çameri dhe Himare ATY JETOJNE prej shekujsh VETEM SHQIPETARE. Dhe kjo munde te jete dhe emeri i ri ruges se Kelcyres VETEM SHQIPTARE…Ilirjan Zenelaj Politika grekee duket qe ka bere kompromise me bukuroshin tone SALI BERISHA ,emrat e qytete shqiptare qe jane shkruajtur ne muret e parlamentit grek duhet te kalojne ne teritorin grek,nepermjet te tapive te kishave ortodokese si prona te patundeshme te SHENJTORIT BUKUROSH JANULLATOSIT .ruga e Kelcyres nuk duhet nenshkruar me emrin janullatos,sepse aty fillone nenshkrimi i projektit Greko-Serb te vitit1951,,per ndarjen e teritoreve shqiptare……dhe ky projekt nenshkruhet ne menyren e paturpeshme prej sali berishes,…ne kemi emrat e petrioteve shqiptare apo te atdhetareve ,NAIM FRASHERI ,ABDYL FRASHERI apo SAMI FRASHERI ku jo pa qellim saliu i ka nxjere nga fjalori i historise shqiptar.O SALI BERISHA o krye minster dhe çdo minister,O ju shqiptare te thjeshte me çdo lloje mendimi politik apo fetar,deduhet ta dime mire se''I SHENJTERUARI Janullatos prej Saliut''nuk munde te perfaqesoje azgje ne historin tone shqiptare .POLITIKANE GREKE MOS LESHONI JARGE KUR KUJTONI …GJirokaster e Tepelene,Korçe,Permete Çameri dhe Himare ATY JETOJNE prej shekujsh VETEM SHQIPETARE. Dhe kjo munde te jete dhe emeri i ri ruges se Kelcyres VETEM SHQIPTARE…

  10. Turp, turpe qe shtohen e behen mal. Te nderosh anti-shqiptarin me te madh? agjentin grek ne mision? mire se po e mbajne ne krye te fese, e po na bejne te na veshtiroset vetja qe mbajme fene e predikuar nga janullatosi faqe zi , qe s'la monument kulture pa zhdukur nga faqja e dheut shqiptar, po duan te na emerojne edhe rrugen? ne jemi rritur e kemi gjurmezuar jeten tone ne ate rruge,, pse tani u dashka t'i bejme hije rasos se nje prifti qe mbulon mekatet e tij? thirrini mendjes njerez… eshte koha per shqiptari, mjaft me levdata per te huajt e per mirnjohje ndaj tyre per "nderet" qe na bejne !! Shqiperia eshte e shqiptareve !!

  11. o kelcyra ime me sa shoh nuk je kelcyriot po je o nga mbrezhdani ose malshova o grabova mos thuaj qe je kelcyriot 100% sepse kelcyriot 100% jane fshati kelcyre (guraket)dhe sa per misionin e janullatosit e shoh qe qenke verbuar . Sa per ta ditur nuk e ka njeri me ortodoksit por me janullatosin dhe me misionin e tij antishqiptar.Ka shqiperia plot ortodoks qe mund ta bejne kryepeshkopin me mire se sa ky .Sa per Kelcyren shume shpejt ai emer ka per tu hequr se kelcyra ka emrat e burrash me te shquar se sa nje emer i huaj

  12. Me vjen keq te shoh qe nga nje teme kaq e rendesishme sac eshte emri i rruges kryesore te qytetit tone, kalojme ne temen se kush eshte kelcyriot tamam, e kush nuk eshte. Si ore na dilkan vetem guraket kelcyriote tamam.. po pse ne qe u lindem e u rritem ne kelcyre c'fare u quakemi??

  13. jasht shqiperis lavrja greke janullatosi qe ishte zjari vitit 97 lavdi vepres se fan nolit rroft shqiperia etnike…………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button